Lidhje

Ish presidenti Bill Klinton fillon fazën e rikuperimit - 2004-09-06


Ish presidenti Bill Klinton filloi fazën e rikuperimit, pas operacionit të suksesshëm në zemër që u zhvillua sot.

Njoftimi për gjendjen e tij u mësua nga ndihmës të presidentit Klinton dhe nga burime të tjera të spitalit Presbyterian në Nju Jork.

Pritet që pas pak zyrtarët e spitalit të japin një konferencë shtypi.

Zoti Klinton u shtrua të premten në spital pas dhimbjeve në gjoks. Analizat treguan se ai kishte të paktën tre arterie koronare të bllokuara dhe iu nënshtrua sot operacionit bajpas. Ish presidenti pritet ta rimarë plotësisht veten brenda disa javësh, por do të detyrohet të anulojë disa takime elektorale që kishte planifikuar për të ndihmuar kandidatin demokrat për president Xhon Kerry.

//ze//

XS
SM
MD
LG