Lidhje

Kryeministri palestinez Qureja: sulmi izraelit do të sjellë hakmarrje nga grupi Hamas - 2004-09-07


Kryeministri palestinez Ahmed Queria tha se sulmi izraelit nga i cili u vranë 14 anëtarë të grupit Hamas do të sjellë hakmarrje nga ky grup ekstremist dhe ai shtoi se çdo përgjigje e Hamasit do të ishte e justifikuar.

Këto komente zoti Qureia i bëri sot pasi 50 mijë palestineze morrën pjesë në funeralet e zhvilluara në Gaza për ekstremistët, që u vranë dje kur forcat izraelite sulmuan një kamp stërvitor të Hamasit në qytetin e Gazës.

Javën e kaluar dy anëtarë të grupit Hamas kryen dy sulme vetvrasës në dy autobuzë në jug të Izraelit, duke shkaktuar vdekjen e 16 personave.

Në zhvillime të tjera, Izraeli liroi më shumë se 130 palestinezë të burgosur për të pakësuar numrin e të burgosurve në burgjet e mbingarkuar. Autoritetet izraelite thonë se të burgosurit po kryenin dënime për krime ordinere. Më shumë se 7 mijë palestinezë mbahen nga Izraeli.

//ze//

XS
SM
MD
LG