Lidhje

Petersen u bën thirrje serbëve të marrin pjesë në zgjedhje - 2004-09-07


Administratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë i bëri thirrje popullsisë serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e tetorit.

Soren Jessen-Peterson, gjatë një vizite në Tiranë, u tha gazetarëve se serbët mund ta përmirësojnë gjendjen e sigurisë së komunitetit të tyre, vetëm në se i bashkohen procesit demokratik në Kosovë, krahas me popullsinë shqiptare.

Zoti Peterson paralajmëroi se vendimi i mëparshëm i serbëve për të mos marrë pjesë në dialogun me shqiptarët do ta dëmtojë komunitetin e tyre në Kosovë. Ai shtoi se bojkotimi i zgjedhjeve të 23 tetorit nga ana e serbëve do t’i përjashtonte ata nga diskutimet në të ardhmen lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës.

Muajin e kaluar, kryeministri serb Vojisllav Koshtunica e akuzoi bashkësinë ndërkombëtare se nuk ka mbrojtur si duhet komunitetin serb dhe u bëri thirrje serbëve të Kosovës t’i bojkotojnë votimet.// lk //

XS
SM
MD
LG