Lidhje

Xhon Kerri: Vdekja e 1000 ushtarëve amerikanë në Irak shënon një moment tragjik - 2004-09-08


Kandidati demokrat për president, Xhon Kerri thotë se vdekja e 1000 ushtarëve amerikanë në Irak shënon një moment tragjik.

Senatori Kerri i bëri këto komente gjatë një fjalimi sot në Ohio, një prej shteteve, që është konsideruar si kyç në fitoren e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.

Ai tha se Presidenti Bush bëri “zgjedhjen e gabuar” me luftën në Irak, duke i hequr mundësitë për të krijuar vende të reja pune dhe për të përmirësuar sistemin e kujdesit shëndetësor.

Në një takim sot me udhëheqës të Kongresit amerikan, Presidenti Bush nuk e përmendi drejtpërdrejt numrin e amerikanëve të vdekur në Irak. Por ai lavdëroi sakrificën e personelit ushtarak amerikan dhe shtoi se vendi vajton për çdo jetë të humbur.

Më vonë zoti Kerri do të mbajë një fjalim në shtetin Minnesota. Presidenti Bush nuk ka plane për fushatën elektorale gjatë kësaj dite, por po viziton dëmet e shkaktuara nga stuhia në Florida.

//ze//

XS
SM
MD
LG