Lidhje

Kofi Anan, bën thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve në Irak - 2004-09-09


Sekretari i Përgjithsëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve në Irak

Zoti Anan thotë se rrëmbimi i dy gazetarëve francezë dhe dy punonjëseve italiane të organizatave të ndihmave, si edhe kolegët e tyre irakianë, janë të fundit në prirjen tragjike të dhunës kundër civilëve.

Gratë italiane, të dyja në të 20-tat, u rrëmbyen të martën nga zyra e organizatës së ndihmave Urat e Bagdadit në kryeqytetin irakian.

Pas rrëmbimit të tyre, organizatat ndërkombëtare të ndihmave po shqyrtonin mundësinë nëse të tërhiqen nga Iraku, ndërkohë që klerikët myslimanë dhe agjencitë lokale të ndihmave bënë thirrje për lirimin e grave.

Ndërkaq në Francë, zyrtarët shprehin një farë optimizmi të matur se dy gazetarët e rrëmbyer francezë do të lirohen së shpejti.//az//

XS
SM
MD
LG