Lidhje

Athinë: Protestë për vrasjen e të riut shqiptar - 2004-09-09


Disa qindra emigrantë shqiptarë dhe qytetarë grekë protestuan sot në mbrëmje në sheshin Omonia të Athinës, ndaj vrasjes së një të riu shqiptar dhe plagosjes së disa të tjerëve, pas ndeshjes Shqipëri-Greqi të javës së kaluar.

Sipas njofttimeve nga Athina emigrantët janë ndalur edhe para parlamentit grek duke kërkuar vënien përpara drejtësisë të fajtorëve.

Ky manifestim pason atë të dy ditëve më parë në Selanik, në të cilin morën pjesë disa qindra qytetarë grekë të cilët hodhën parulla kundër akteve raciste dhe ksenofobe.

Si pasojë e dhunës të tifozëve grekë, një shqiptar 20 vjecar, Gramoz Palushi humbi jetën ndërsa disa dhjetra të tjerë mbetën të plagosur. Disa makina me targa shqiptare u dogjën dhe u shkatërruan.

Pamjet filmike të transmetuara nga mediat greke treguan edhe përfshirjen e njësive të policisë në aktet e dhunës.

Kjo çështje ka shkaktuar debate të shumta në Shqipëri dhe Greqi. Autoritet shqiptare kanë dënuar dhunën dhe kanë kërkuar ndëshkimin e autorëve. Edhe qeveria dhe një pjesë e mirë e shtypit grek është distancuar nga këto veprime.

XS
SM
MD
LG