Lidhje

Forcat amerikane dhe irakiane u shkaktojnë humbje kryengritësve - 2004-09-10


Forcat amerikane dhe irakiane goditën të enjten pozicionet e kryengritësve në dy qytete të trazuara irakiane, duke vrarë të paktën 36 persona.

Shumica e viktimave ndodhën në Tal Afar, pranë kufirit me Sirinë, ku zyrtarët ushtarakë amerikanë u zotuan ta vazhdojnë operacionin derisa qyteti të vihet nën kontrollin e zyrtarëve të qeverisë irakiane.

Zyrtarë të spitalit thonë se ishin vrarë të paktën 27 vetë, kurse sipas zyrtarëve amerikanë, numri i të vrarëve ishte 57.

Në qytetin Falluxha në perëndim të Bagdadit, avionët amerikanë goditën objektiva për të tretën ditë me radhë. Zyrtarët thonë se sulmi i së enjtes kishte në shënjestër një ndërtesë e cila përdorej nga anëtarë të rrjetit terrorist të Abu Musab al-Zarkauit.

Dhe në Samarra, në veri të Bagdatit, trupat amerikane dhe irakiane u futën në mënyrë paqësore në qytet për të rikthyer autoritetin e organeve qeveritare lokale. //az//

XS
SM
MD
LG