Lidhje

Të rejat e fundit nga bota e artit - 2004-09-10


Festivali i Venecias, i ka mbledhur artistët e Hollivudit në Itali, ku ata shfaqin dhe presin miratimin për filmat e tyre. Ndërsa Franca vërtet mund të mos jetë dakord me politikën amerikane, por kjo nuk e pengon Presidentin e saj që të vlerësojë me një titull prestigjioz regjisorin amerikan, Steven Spielberg. Ndërkohë në Angli, çmimi Mercury për muzikën i jepet një grupi që ka nxjerrë vetëm një album, por që ka marrë vlerërime nga kritika.

Nicole Kidman, ka shkuar këtë vit në Venecia me një film që ka ngjallur polemika. Filmi “Birth” përmendej si një nga pretendentët kryesorë të çmimit Luanët e Artë, megjithatë u prit me pasthirrma jomiratuese kur u shfaq për një grup gazetarësh.

“Birth” përshkruhet si “një histori dashurie metafizike”. Kidman interpreton Anën, një nju-jorkeze e pasur që bindet burri i saj i vdekur është ringjallur në trupin e një djaloshi 10 vjeçar. Ana arrin deri aty sa ndahet nga i dashuri i saj, pasi bindet që dhjetëvjeçari Sean është burri i saj i ngjallur. Asaj i mbushet mendja pasi ai di hollësi të shumta për jetën e burrit të saj. Ajo pak nga pak bie në dashuri me djaloshin. Roli i aktores austrialiane, është një nga më provokuesit që ajo ka interpretuar ndonjëherë.

Një nga filmat konkurrues që po tërheq më shumë vëmendje është Vera Drake i regjisorit të njohur britanik Mike Leigh. Ngjarjet zhvillohen në Londrën e viteve 1950, ku familja e personazhi kryesor Vera i takon klasës punëtore. Megjithë marrëdhëniet e ngushta në familje, Vera ka një sekret: ajo ndihmon vajza të reja të ndërpresin shtatzanitë e padëshiruara. Kur një nga vajzat dërgohet në spital, pas problemeve të shkaktuara nga aborti, hetimet e çojnë policinë tek Vera dhe gjithë bota e saj shkatërrohet. Imelda Staunton interpreton Verën.

Pa u shkëputur nga Evropa, kalojmë në Francë ku regjisori i njohur amerikan Steven Spielberg u nderua me çmimin Legjioni i Nderit, i cili iu dha nga Presidenti francez Jacques Chirac në pallatin e tij Elysee në Paris.

Çmimi Legion d’Honneur u krijua nga Napoleon Bonaparti në vitn 1802 dhe nderon kontributin ushtarak, kulturor, shkencor, ose shoqëror ndaj Francës, edhe kur nuk bëhet fjalë për shtetas francezë. Regjisori amerikan përfitoi nga rasti në ceremoni që të paraljamëronte kundër “epidemisë dë urrejtjes” dhe të fliste për nevojën për mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Spielberg ka fituar çmimin Oscar në vitin 1994 për dramën me temë nga Holokausti “Lista e Shindlerit” dhe një tjetër në vitin 1998 për filmin “Shpëtoni ushtarin Ryan”, me temë nga zbarkimi i madh i Luftës së Dytë Botërore në vitin 1998.

Grupi i muzikës rock, Franz Ferdinand, albumi i parë i të cilit është cilësuar nga kritikët si kryevepër e muzikës pop fitoi në Londër çmimin prestigjioz të Muzikës Mercury.

Kuarteti u zgjodh mes 12 konkurrentëve dhe këngëtari dhe kitaristi Alex Kapranos tha i befasuar se nuk e priste çmimin nga juria, që edhe në vitet e kaluara nuk u ka dhënë çmim grupeve më të pëlqyera. Çmimi jepet çdo vit për grupet britanike, ose irlandeze dhe gjykimi jepet në bazë të talentit dhe freskisë dhe jo të numrit të albumeve të shitura. Fraz Ferdinand ka nxjerrë deri tani vetëm një album. Të ndjekim tani muzikën e grupit Franz Ferdinand.

//ze//

XS
SM
MD
LG