Lidhje

Uragani Ivan ka filluar të godasë Xhamajkën - 2004-09-10


Dallgë të fuqishme të krijuara nga Uragani Ivan kanë filluar të godasin bregun jugor dhe lindor të Xhamajkës, ndërkohë që stuhia po lëviz drejt Karaibeve.

Me erërat që arrijnë deri në 230 kilometra në orë, uragani pritet të arrijë në kryeqytetin Kingston të Xhamajkës sonte mbrëma ose nesër në mëngjes.

Deri në 500 mijë njerëz janë evakuar për shkak të uraganit.

Uragani ka shkaktuar vdekjen e rreth 20 vetëve në Karaibe këtë javë, përfshirë 13 vetë në Grenada, ku 90 përqind e shtëpive dhe bizneseve janë dëmtuar ose shkatërruar.

Meteorologët thonë se Kuba dhe shteti amerikan i Floridës, e cila ende po e merr veten nga dy uraganë, mund të goditen brenda pak ditësh. Turistëve dhe banorëve në ishujt pranë Floridës u është kërkuar të largohen menjëherë.

//ze//

XS
SM
MD
LG