Lidhje

Uragani Ivan godet Xhamajkën, pritet të arrijë në Kubë dhe Florida - 2004-09-11


Uragani Ivan ka shkaktuar dëme të mëdha në ishullin shtet të Xhamajkës në Karaibe, ndërkohë që po shkon ndrejt ishullit Cayman.

Metereologët thonë se syri i këtij uragani të skallës 4 kaloi në perëndim të kryeqytetit Kingston pasi preku tokën në orët e para të mëngjesit sot. Dy vetë, një grua dhe një vajzë e vogël humbën jetën. Rrugët janë mbuluar nga uji dhe rënojat e banesave dhe pemët e rrëzuara.

Numri i përgjithshëm i viktimave në gjithë Karaibet ka mbërritur në mbi 30 vetë shumica në Granada.

Në orën 15 sipas Grinuiçit, uragani Ivan po shkonte drejt ishullit Cayman me maksimumin e shpejtësisë së errërave të tij 230 kilometra në orë dhe mund të kalojë në kategorinë e pestë kur të prekë tokën nesër në mëngjes.

Metereologët thonë se stuhia mund të godasë Kubën nesër më vonë dhe ishujet më jugorë të Floridës të hënën.

Rreth 80 mijë vetë janë evakuar nga Kepi i Floridës gjatë disa ditëve të fundit.

XS
SM
MD
LG