Lidhje

Irak:  Vazhdojnë sulmet e kryengritësve ndaj trupave amerikane  - 2004-09-12


Edhe sot në Irak vazhduan sulmet e kryengritësve ndaj trupave amerikane dhe atyre irakiane në perëndim të Bagdadit, në të ashtuquajturin “Trekëndëshi Sunni”, që mbahet nga forcat ekstremiste.

Të paktën 10 persona u vranë dhe 6 të tjerë u palgosën në përleshjet më të fundit në Ramadi. Ushtria amerikane thotë se në luftimet e djeshme në atë rajon u vra një marins amerikan. Gjithashtu ka patur njoftime për sulme të ngjashme në qytetet e Bakubës dhe Samarës, ku ka patur një numër të vogël të plagosurish.

Në një pikë kontrolli të Gardës Kombëtare të Irakut, në jug të Bagdadit, u vranë dy irakianë dhe 10 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një makine-bombë. Po sot, trupat irakiane gjetën tri trupa me kokë të prerë, që dukeshin si arabë, në anë të një rruge në veri të kryeqytetit.

Zyrtarët turq konfirmuan se forcat ekstremiste liruan një ushtar kamioni turk, të rrëmbyer disa javë më parë në Irak.

XS
SM
MD
LG