Lidhje

NATO-ja do të vendosë edhe 2 mijë trupa  në Kosovë - 2004-09-13


Komandanti i ri i aleancës në Kosovë, gjeneral-lejtnanti, Yves de Kermabon, tha sot se trupat do të mbërrijnë në fillim të tetorit. Ushtarët shtesë nga Franca, Gjermania dhe Italia, do të mbështesin 18 mijë paqeruajtësit që kanë probleme në Kosovë.

Shtimi i pranisë ndërkombëtare në Kosovë vjen dy javë pasi administratori i Kombeve të Bashkuara, Soeren Jessen-Petersen, theksoi rëndësinë e garancive për masa shtesë sigurimi për pakicën sërbe.

Forca paqeruajtëse nën komandën e NATO-s është kritikuar për përgjigjen e ngadaltë ndaj dhunës etnike që tronditi rajonin në muajin mars, ku 19 vetë gjetën vdekjen dhe qindra të tjerë u plagosën.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë caktuar për 23 tetor.

XS
SM
MD
LG