Lidhje

Kongresi amerikan fillon konfirmimin e drejtorit të ri të CIAs - 2004-09-14


Personi i emëruar nga presidenti Bush në postin e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA-s, u zotua se do ta drejtojë shërbimin e zbulimit të Shteteve të Bashkuara në mënyrë objektive dhe pa mbajtur qëndrime partiake.

Ligjvënësi republikan i Floridës, Porter Goss tha sot para një komisioni të Senatit amerikan që filloi sot procesin e konfirmimit të tij për këtë post, se ”zbulimi mund të jetë objektiv dhe i saktë, vetëm në se shefi i CIA-s është objektiv, i përkushtuar në detyrë dhe i qartë”.

Zoti Goss ju përgjigj shqetësimeve të shprehura nga demokratët se veprimet dhe qëndrimet e tij në të kaluarën kanë qenë partiake, duke pranuar se nganjëherë ai ”mund të jetë përfshirë në debate, duke mbajtur një qëndrim paksa entuziast.”

Por ai shtoi se puna e ligjvënësit ndryshon nga ajo drejtorit të CIA-s.

Ish-shefi i CIA-s George Tennet, dha dorëheqjen në qershor për shkak të kritikave rreth informacionit të zbulimit të agjencisë së tij mbi Irakun dhe dështimin e saj për të parandaluar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

XS
SM
MD
LG