Lidhje

BE e pakënaqur nga ecuria e reformave në Shqipëri - 2004-09-15


Për të disatën herë brenda këtij viti, nga Brukseli Shqipërisë i bëhet thirrje për të ecur përpara me reformat e kërkuara dhe të japë shenja konkrete në zbatimin e rekomandimeve që i janë bërë. Lufta kundër krimit të organizuar nga njëra anë dhe përgatitjet dhe organizimi i zgjedhjeve të ardhshme mbeten dy sfidat për të cilat BE pret të shohë përmirësime të ndjeshme.

Në deklaratën e presidencës hollandeze shprehet sërish shqetësimi për një progres të pamjaftueshëm në zbatimin e reformave dhe në disa cështje të vecanta që janë jetësore për të ardhmen e Shqipërisë dhe integrimin e saj të suksesshëm, shkruhet në tekstin e deklaratës.

Sipas Bashkimit Europian incidenti i muajit të shkuar në Lazarat ndaj një helikopteri italian tregoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një fushë thelbësore ku duhet të bëhet progres i ndjeshëm. Për Bashkimin europian trafiku i drogës, i qënieve njerëzore dhe kontrabanda mbeten cështje të një shqetësimi serioz. Situata aktuale thuhet në deklaratë tregon se progresi drejt Europës është ende i pamjaftueshëm, ndërsa vlerësohet si tepr shqetësues fakti që disa politikanë e kanë përdorur këtë cështje për interesa të ngushta politike.

Lidhur me zgjedhjet e 2005, Bashkimi Europian pret që ato ti përgjigjen plotësisht standarteve ndërkombëtare e të zhvillohen në mënyrë transparente në të gjithë vendin dhe të provojnë gatishmërinë e Shqipërisë për të bërë progres të mëtejshmë në rrugën e saj të integrimit.

Në deklaratë vihet re me shqetësim se procesi i përmirësimit të kodit elektoral nuk ka ecur me shpejtësinë e duhur. Listat e votuesve cilësohenm si një shqetësim i madh për përmirësimin e të cilave do të nevojitet një punë komplekse e që mund të kërkojë kohë. Për këtë arsye i bëhet thirrje partive shqiptare që të bashkëpunojnë. Të gjithë politikanët, theksohet në deklaratë kanë përgjegjësinë e tyre për të përgatitur dhe drejtuar në mënyrën e duhur këto zgjedhje. Dështimi i tyre saktësohet në deklaratë, do të ishte një pengesë serioze për zhvillimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Deklarata e presidencës holla ndeze të Bashkimit europian mbyllet me parlajmërimin drejtuar të gjithë klasës politike se mbyllja e bisedimeve për marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit mund të shtyhet më tej nëse mungesa e një vullneti të përgjithshëm të palëve politike do të vazhdojë të pengojë procesin real të reformave.

//rd//

XS
SM
MD
LG