Lidhje

Gati teksti i një projekt-rezolute të OKB-së - 2004-09-17


Diplomatë thonë se zyrtarët amerikanë dhe evropianë kanë rënë dakord për tekstin e një projekt-rezolute të Kombeve të Bashkuara, në të cilën Iranit i bëhet thirrje të ndalojë menjëherë programin e pasurimit të uraniumit.

Deri tani janë dhënë pak hollësi rreth marrëveshjes, që u arrit pas katër ditë bisedimesh në Austri, ku po zhvillon takimin bordi drejtues i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.

Po të enjten, i dërguari i Iranit pranë agjencisë së OKB-së për energjinë bërthamore hodhi poshtë pretendimet nga ana e ekspertëve bërthamorë dhe të Shteteve të Bashkuara se fotografi të reja të marra me satelit tregojnë se një kompleks ushtarak iranian në afërsi të Teheranit mund të jetë qendër për prodhim të armëve bërthamore.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin se po zhvillon fshehurazi armë bërthamore, por Irani thotë se programi i tij është thejshtë për qëllime paqesore. //az//

XS
SM
MD
LG