Lidhje

Petersen: Propozimet serbe të pranueshme - 2004-09-17


Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jesen-Petersen, ka deklaruar sot në Bruksel se propozimet serbe janë të pranueshme në qoftë se nënkuptojnë përmirësimin e planit të UNMIKut e të qeverisë së Prishtinës mbi decentralizimin e pushtetit në Kosovë.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë se nuk e sheh të pranueshëm propozimin e Beogradit, por për këtë mund të bisedohet. Zoti Petersen dhe kryeministri i bënë këto komente pas bisedimeve me funksionarët e Komisionit Evropian.

Kryeadministratori i Kosovës ka nënvizuar se bisedimet mbi të ardhmen e Kosovës mund të fillojnë nga mesi i vitit 2005 me kusht që deri atëherë të përmbushen standardet kryesore - sundimi i ligjit, liria e qarkullimit, decentralizimi dhe mbrojtja e pakicave.

XS
SM
MD
LG