Lidhje

Kapiteni i Qiejve fluturon në kinema - 2004-09-17


Aktori Jude Law është Sky Capitan, Kapiteni i Qiellit në filmin e ri që del sot në kinematë amerikane. Ai debuton sëbashku me Gwyneth Paltrow e cila luan rolin e një gazetarje dhe Angelina Joli në rolin e pilotes së një skuadroni. Regjisor i filmit është Kerry Conran.

Shkencëtar të famshëm nga e gjithë bota janë zhdukur në mënyrë misterioze dhe gazetraja Polly Perkins dhe piloti i famshëm, Kapiteni i Qiellit, sëbashku po hetojnë rreth këtij fenomeni. Duke rrezikuar jetëm gjatë udhëtimeve në vende ekzotike nëpër botë, ata mundohen që të ndalojnë njeriun e keq Dr. Totenkopf që ta shkatërrojë botën. Të nduhmuar nga Franky Cook, luajtur nga Jolie, komandante e në skuadroni amfib dhe gjeniu Dex, ata janë shpresa e vetme për të shpëtuar planetin nga njeriu i keq, Dr. Totenkopf.

Po sot del në kinema edhe filmi, Head in the Clouds, i regjisorëve John Duigan dhe Paul Sarossy. Ngjarjet e filmit zhvillohen në Evropën e para Luftës së Dytë Botërore. Romanca ka bashkuar aktorët e njohur Stuart Townsend, Penelope Cruz dhe Charlize Theron.

Një stuhi me shi i sjell një mysafire të jashtëzakonshme studentit në Universitetin Cambridge. E njohur për dashuritë e saj të pafund, Gilda Besse, luajtur nga Theron, bie në dashuri me studentin. Por vite më vonë Gilda bëhet aktore e njohur e Hollivudit, dhe rastësia i takon përsëri dy të rinjtë.

E vendosur në Paris, Gilda fton Guy që ta vizitojë atë. Por më vonë, Guy merr pjesë në luftën civile të Spanjës. Kur nazistët pushtojnë Francën, Guy fillon të punojë si agjent zbulimi për Anglinë, ndërkohë që Gilda bashkëjeton me një oficer të lartë gjerman. Gjatë një takimi të befasishëm, Guy bie në kurthë nga nazistët dhe Gilda rrezikon jetën e saj që ta shpëtojë djalin që dikur i hapi asajë portën në një natë me shi.

Ndërkohë një film që portretizon jetën e muzikantit dhe këngëtarit të njohur, Ray Charls, i cili u nda nga jeta në qershor ka bërë bujë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Filmi me titull Ray, portetizon shpirtin muzikor dhe të trazuar dhe karrierën e këngëtarit të verbuar. Luajtur nga aktori Jamie Fox, filmi pasqyron luftën e njeriut për të mbijetuar dhe për të arritur ëndërrën amerikane dhe për të ndërruar jetë si një ikonë legjendare kulturore.

Charles nisi shtegtimin e tij me tre pengesa mjaft të mëdha, ai ishte zezak, i varfër dhe i verbër. Gjithashtu 2004 shënon edhe një kthesë historike për komedianin 36 vjeçar, Jamie Fox të kthyer në aktor me filmin Collateral dhe tani filmin Ray. Ai u detyrua që të stërvitej për muaj të tërë me sy mbyllur që ti afrohej sa më pranë rolit. Ray Charls vdiq në moshën 73 vjeçare. Filmi do të dalë në kinematë amerikane në fund të muajit tetor.

XS
SM
MD
LG