Lidhje

Mocion mosbesimi për qeverinë në Maqedoni - 2004-09-18


Maqedoni: Parlamenti po debaton për mocionin e mosbesimit të qeverisë

Parlamenti i Maqedonisë sot po debaton për propozimin e opozitës maqedonase për votëbesimin e qeverisë aktuale. Deputetët e opozitës kanë nxitur këtë propozim, për shkak të qeverisjes së dobët dhe të pasuksesshme të koalicionit të përbërë nga Lidhja Socialdemokrate maqedonase dhe Bashkimi Demokratik për Integrim.

Deputetët e opozitës shqiptare kanë braktisur seancën e parlamentit, sepse sipas tyre nuk u jepet hapsirë e nevojshme për të dhënë vlerësimet rreth punës së qeverisë aktuale. Bashkërenduesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Shqiptare, Zamir Dika tha se qeveria aktuale duhet të jap dorëheqje, për shkak se nuk ka qasje të qartë për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Nga ana tjetër, deputetët e pozitës kanë kundërshtuar vlerësimet e partive opozitare dhe se sipas tyre qeveria ka shënuar përparime, sidomos në planin e realizimit të të drejtave të shqiptarëve.

Debati parlamentar do të vazhdoj deri në mesnatë, kur sipas ligjit pritet edhe votimi për mocionin e mosbesimit të qeverisë

XS
SM
MD
LG