Lidhje

Organizëm i ri mbrojtjeje nga pesë vende të Bashkimit Evropian - 2004-09-18


Të pesë vendet e Bashkimit Evropian që ranë dakord të krijojnë Eurogendfor-in, kanë forca policore me status ushtarak. Ato janë Italia, Franca, Spanja, Portugalia dhe Hollanda. Organizmi i ri mbrojtës do ta ketë qendrën në Vicenza në veri të Italisë. Ai do të ketë një kontigjent fillestar të reagimit të shpejtë prej 800 forcash që mund të dislokohen, e shumta, në 30 ditë.

Ministri italian i mbrojtjes, Antonio Martino, shpjegoi se forca e re mund të përdoret në tre lloje ndërhyrjesh, ”Kjo forcë mund të përdoret për parandalimin e një konflikti, pra, para një ndërhyrjeje ushtarake, në mbështetje të ndërhyrjes ushtarake, si dhe pas një ndërhyrjeje ushtarake për të garantuar që periudha pas konfliktit të mos ketë probleme”.

Në varësi të misionit, njësi të Eurogendfor-it do të vendosen nën një komandë ushtarake apo autoritet civil. Këto njësi do të kenë përgjegjësi të garantojnë siguri, rend publik dhe të përmbushin detyra të policisë gjyqsore në vende si Bosnja, me kusht që të gjithë vendet pjesëmarrëse të bien dakord për dislokim nënjë vend të caktuar.

Zoti Martino thotë se forca e re do të jetë kryesisht në dispozicion të Bashkimit Evropian, por mund të përdoret edhe nga organizata ndërkombëtare. ”Është rënë radord në mënyrë të veçantë se Eurogenfor mund të veprojë nën ombrellën e organizatave të tjera, përfshirë Naton, Kombet e Bashkuara, OSBE-në, në rast se nuk ka kundërshtim për përdorimin e forcës nga asnjë prej vendeve të këtij projekti”.

Eurogenfor mbështetet në një iniciative franco-italiane e cila u njoftua fillimisht me 1 tetor 2003 gjatë një takimi jozyrtar të ministrave evropianë të mbrojtjes në Romë. Një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet pesë vendeve fillestare pjesëmarrëse u nënshkrua dje nga ministrat e mbrojtjes në Hollandë. Kjo forcë pritet të jetë në gjendje të veprojë nga fundi i vitit 2005.

XS
SM
MD
LG