Lidhje

Tadiç, letër Petersenit për çështjen e Kosovës  - 2004-09-19


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç i bëri thirrje shefit të UNMIK-ut Soren Jesen Petersen që të këmbëngulë në ndriçimin e rrethanave të dhunës së muajit mars në Kosovës dhe në dënimin e fajtorëve.

Në një letër të hapur dërguar shefit të UNMIKut, zoti Tadiç thekson se ende nuk ka rezultate për hetimet rreth veprave të dhunës etnike. "Përkundrazi, tha presidenti serb, po bëhen përpjekje pak a shumë të hapura që t'u ndihmohet terroristëve".

Presidenti serb Tadiç thekson gjithashtu se në Kosovë çështja nuk është tek pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet paralmentare të 23 tetorit, por tek krijimi i kushteve për jetën e tyre normale atje. Çfarëdo vendimi të merret mbi statusin përfundimtar politik të Kosovës, thotë zoti Tadiç në letrën e tij drejtuar zotit Jessen Petersen, pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, do të bihej në kundërshtim me parimet e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe nuk do të kishte legjitimitet të plotë.// lk //

XS
SM
MD
LG