Lidhje

Allawi: plani për mbajtjen e zgjedhjeve irakiane në janar nuk ka ndryshuar - 2004-09-19


Kryeministri i përkohshëm i Irakut, Ijad Allaui, premtoi se zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen në janar, pavarësisht nga intensifikimi i dhunës që ka shkaktuar vdekjen e qindra vetëve gjatë dy javëve të fundit.

Pas bisedimeve që zhvilloi me kryeministrin britanik, Tony Blair, në Londër, zoti Allaui tha se demoracia do të triumfojë.

Ai shtoi se Kombet e Bashkuara duhet të ndihmojnë për të siguruar që zgjedhjet të jenë të suksesshme. Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, paralajmëroi se në Irak nuk mund të zhvillohen zgjedhje të besueshme, nëse atje nuk përmirësohet gjendja e sigurisë.

Ndërkohë, një ushtar dhe një civil irakian u vranë në veri të Bagdadit nga shpërthimi i një makine bombë. Dhe në Falluxhah, sulmet ajrore amerikane lanë dy persona të vrarë.

XS
SM
MD
LG