Lidhje

Serbi: Një reformator dhe një nacionalist radikal në garë për bashkinë e Beogradit - 2004-09-19


Duket se një reformist pro-perëndimor dhe një nacionalist radikal do të jenë dy kandidatët kryesorë në zgjedhjet e djeshme për kryetar të bashkisë së Beogradit.

Votimi në kryeqytetin e Serbisë dhe Malit të Zi ishte gara më e vëzhguar në zgjedhet e 148-ta vendore të Serbisë. Ky ishte votimi i parë vendor që kur ish presidenti Sllobodan Millosheviç u përmbys nga pushteti në vitin 2000.

Vëzhgues të pavarur thonë se kandidati i Partisë Demokratike pro-perëndimore, Nenad Bogdanoviç, fitoi 33 përqind të votave në garën e Beogradit, kurse Aleksandër Vuçiq i Partisë Radikale pro Millosheviçit, mori 30 përqind.

Ata do të përballen në një raund të dytë pas dy javësh. Rezultatet zyrtare pritet të bëhen të ditura sot.

Vëzhguesit thonë se në zgjedhjet e djeshme morën pjesë vetëm rreth 35 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Ndryshimet e kohëve të fundit në Serbi i kanë dhënë kryetarit të bashkisë së Beogradit kompetenca më të mëdha kombëtare.

XS
SM
MD
LG