Lidhje

Irak: Vazhdon dhuna - 2004-09-23


Luftimet mes rebelëve shiit dhe forcave amerikane vazhduan sot për të tretën ditë në lagjen Sadr të Bagdadit.

Banorët thonë se të paktën katër persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë përplasjeve të fundit. Forcat amerikane zhvilluan operacione në pjesën e mbajtur nga shiit-ët për të ushtruar presion ndaj milicisë së klerikut radikal Moqtada al-Sadr dhe për t’i çarmatosur dhe shpërbërë ata.

Më në veri të vendit, në Mosul, një zyrtar i dytë nga kompania shtetërore North Oil u vra brenda më pak se një jave. Ushtria amerikane njoftoi sot se një marins u vra gjatë luftimeve të mërkurën, në perëndim të Bagdadit, në provincën e paqendrueshme të al-Anbar-it.

Shefi i komandës qendrore amerikane, gjenerali John Abizaid tha se më shumë irakianë dhe ndoshta trupa ndërkombëtare do të jenë të nevojshme për të siguruar zgjedhjet kombëtare të planifikuara për në janar.

XS
SM
MD
LG