Lidhje

"The Forgotten" dhe "The Last Shot" dalin në kinema - 2004-09-23


Përjekjet e dy prindërve për të vërtetuar egzistencën e fëmijëve të tyre portretizohen në filmin e ri ” The Forgotten” me aktorët kryesorë Juliann Moore dhe Dominik West. Regjisorë të filmit janë Joseph Ruben dhe Anastas Michos. (

Telly Paretta ndihet e shushatur nga kujtimet që i brejnë memorjen nga jeta e djalit të saj 8 vjeçar që kla humbur jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit me të cilin udhëtonte një vit më parë. Ndërkohë që mundohet të gjejë mbështetje tek mjeku psikiatër, ky i fundit i shpjegon asaj se ajo vuan nga iluzionet dhe se djali i saj nuk kishte egzistuar kurrë dhe se mendja e saj fabrikonte një gjë të tillë.

E tronditur nga fjalët e mjekut psikiatër, Telly mundohet të gjejë fakte të egzistencës së djalit të saj. Por gjithçka është zhdukur në mënyrë të mistershme. Ajo takohet me Ash Cornell, babanë e njërit nga viktimat e aksidentit ajror. Së bashku ata fillojnë kërkimet për të provuar egzistencën e fëmijëve të tyre.

Po sot del në kinema edhe një film që vë në qendër të vëmendjes luftën e një agjenti të policisë për të shkatërruar mafian në qytetin e zhurmshëm të New Yorkut. Subjekt i filmi është komedia e gershetuar me veprimet policeske të agjentëve të rendit.

Agjenti i FBi-së, Joe Devine është ngarkuar me detyrën për të ndërtuar një grackë për bosin e mafias John Gotti. Ai vihet në rolin e një regjisori të Hollivudit dhe tregon gënjeshtrat e duhura për të krijuar grupin e xhirimit të gjoja një filmi, pas së cilit fshihet kurthi për bosin mafioz. Por të jetuarit në stilin Hollivudian bën që edhe agjentët e FBI-së të shijojnë jetën dhe qefet e stilit të jetës në Hollivud. Filmi ka bashkuar aktorët Mathew Broderik, Alec Baldwin dhe Calista Flockhart dhe Ray Liota.

Aktori dhe komediani i njohur Rodney Dangerfield gjendet në koma. Kjo u be e ditur nga bashkëshortja e tij e cila tha se 82 vjeçari Dangerfield kaloi në gjendje kome ndërkohë që po përmirësohej nga një operacion në zemër. Joan Dangerfield tha për shtypin se gjendja e burrit të saj është e qëndrueshme. Aktori dhe komediani i mirënjohur Rodney Dangerfield njihet për humorin dhe batudat e tij të çastit.

Fituesi i çmimit Grammy, këngëtari Billy Joel është nderuar me një yll në trotuarin e famës në Hollywood. 55 vjeçari Joel ka fituar popullaritet që nga viti 1973 dhe albumi i tij i famshëm ”Piano Man”. Ndër hitet e tij janë edhe ”uptown girl”, ”presure” dhe ”just the way you are”. Me rreth 80 milion albume të shitura vetëm në Shtetet e Bashkuara, Billi Joel, është artisti i tretë që këndon solo me fitimet më të mëdha pas Garth Brooks dhe Elvis Preslit.

XS
SM
MD
LG