Lidhje

Presidenti Bush dhe kryeministri i përkohshëm irakian Allaui: Zgjedhjet  në janar! - 2004-09-24


Presidenti Bush dhe kryeministri i përkohshëm irakian, Ijad Allaui, thonë se zgjedhjet në Irak do të zhvillohen siç është planifikuar, në janar, pavarësisht nga vazhdimi i dhunës dhe i rrëmbimit të shtetasve të huaj.

Pas takimit të tyre të dje në Shtëpinë e Bardhë, të dy udhëheqësit thanë se beteja kundër kryengritësve në Irak është një front shumë i rëndësishëm në luftën globale kundër terrorit.

Presidenti Bush shtoi se do të shqyrtonte mundësinë e dërgimit të trupave shtesë në Irak, por Kryeministri Allaui tha se vendi i tij nuk ka nevojë për forca të tjera të huaja por për stërvitjen e më shumë trupave irakiane.

Ndërkohë, forcat amerikane dhe kryengritësit shiitë u angazhuan në luftime për të tretën ditë me radhë në lagjen Qyteti Sadër të Bagdadit. Banorët thonë se të paktën 4 persona mbetën të vrarë.

Një zyrtar i industrisë së naftës u vra në Mosul dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë njoftuan se një marins ishte vrarë të merkurën në provincën al-Anbar. //az//

XS
SM
MD
LG