Lidhje

Rrëmbime të tjera në Irak - 2004-09-24


Rrëmbyesit në Irak kanë marrë pengje të reja, këtë herë punonjës që po përpiqeshin të ringrinin infrastrukturën e telekomunikacionit të këtij vendi.

Zyrtarët egjiptianë konfirmuan se dy nga shtetasit e tyre që punonin për një kompani egjiptiane telekomunikacioni u rrëmbyen të enjten në mbrëmje në Bagdad. Sipas tyre 4 egjiptianë të tjerë, që punonin për një partner të po kësaj kompanie, u rrëmbyen të mërkurën në afërsi të Bagdadit.

Nuk ka patur konfirmim zyrtar për njoftimet e tjera se janë rrëmbyer edhe 4 irakianë.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimet.

Ndërkohë, familja e pengut britanik, Kenneth Bigley, ka bërë thirrje për informacion mbi vendndodhjen e tij. Në Bagdat janë shpërndarë rreth 50 mijë fletushka me fotografinë e tij dhe me një numër telefoni të policisë.

Zoti Bigley dhe dy amerikanë u rrëmbyen javën e kaluar nga ekstremistë të lidhur me terroristin e kërkuar Abu Musab al-Zarkavi. Dy amerikanët u ekzekutuan me prerje koke në fillim të javës.

XS
SM
MD
LG