Lidhje

Pauëll: shumë njerëzve në botë u mohohet e drejta bazë e lirisë fetare - 2004-09-24


Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin e tij të fundit mbi lirinë ndërkombëtare të fesë. Sekretari i Shtetit Kolin Pauëll thotë se raporti e bën të qartë se shumë njerëzve në botën e sotme vazhdon t’u mohohet e drejta bazë njerëzore e lirisë fetare: “Disa vuajnë nën regjime totalitare, të tjerë nën qeveri që vënë me qëllim në shënjestër pakicat fetare ose nuk u garantojnë atyre mbrojtjen nga diskriminimi dhe dhuna. Duke hedhur dritë mbi këtë çështje, thekson Sekretari Pauëll, ky raport vë në pah mbështetjen e Amerikës për të gjithë ata që dëshirojnë të veprojnë në përputhje me ndërgjegjen e tyre pa frikën e përndjekjes.”

Në raport radhiten tetë vende që ngjallin shqetësim të veçantë për sa i përket mohimit të lirisë fetare. Ato janë Birmania, Kina, Eritrea, Irani, Koreja e Veriut, Arabia Saudite, Sudani dhe Vietnami. Ambasadori amerikan për lirinë ndërkombëtare të fesë, Xhon Hanford, thotë se në Korenë e Veriut nuk ekziston liria fetare: “Koreja e Veriut është një vend, ku mund të ndodhet numri më i madh i të burgosurve për bindjet e tyre fetare, ku njerëzit torturohen, burgosen dhe vdesin nga uria.”

Udhëheqja komuniste e Koresë së Veriut mban qendrim tejet të ashpër ndaj të gjithë kundërshtarëve dhe në raportin e Departamentit të Shtetit theksohet se këtu përfshihen ata që angazhohen në praktika fetare të shikuara si të papranueshme nga regjimi. Për shkak se regjimi i Koresë së Veriut e ka izoluar thuajse krejtësisht veten nga pjesa tjetër e botës, është shumë vështirë të dokumentohet se çfarë ndodh në atë vend. Por, organizata të huaja fetare dhe të të drejtave të njeriut kanë paraqitur një numër raportesh se pjesëtarë të kishave të fshehta janë rrahur, arrestuar, torturuar dhe vrarë.

Sipas raportit të Departamentit të Shtetit, regjimi i Koresë së Veriut ka intensifikuar shtypjen e grupeve të paautorizuara fetare gjatë viteve të fundit, veçanërisht të personave që i kthehen besimit ose kanë lidhje me grupe evangjeliste jashtë vendit. Dhe për ata që burgosun për bindjet e tyre fetare, kushtet në kampet koreanoveriore të punës së detyruar janë shumë të rënda, gjendja sanitare shumë e keqe dhe vdekjet nga sëmundjet apo uria janë të zakonshme.

Shtetet e Bashkuara janë të vendosura ta ngrejnë zërin kundër përndjekjes fetare në Korenë e Veriut, si në çdo vend tjetër të botës. Mbrojtja e të drejtës së shenjtë të ndërgjesjes njerëzore, thotë Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, është një urdhër natyror për gjithë njerëzimin dhe Amerika do ta respektojë vazhdimisht këtë thirrje. rkombëtare të fesë. Sekretari i Shtetit Kolin Pauëll thotë se raporti e bën të qartë se shumë njerëzve në botën e sotme vazhdon t’u mohohet e drejta bazë njerëzore e lirisë fetare: “Disa vuajnë nën regjime totalitare, të tjerë nën qeveri që vënë me qëllim në shënjestër pakicat fetare ose nuk u garantojnë atyre mbrojtjen nga diskriminimi dhe dhuna. Duke hedhur dritë mbi këtë çështje, thekson Sekretari Pauëll, ky raport vë në pah mbështetjen e Amerikës për të gjithë ata që dëshirojnë të veprojnë në përputhje me ndërgjegjen e tyre pa frikën e përndjekjes.”

Në raport radhiten tetë vende që ngjallin shqetësim të veçantë për sa i përket mohimit të lirisë fetare. Ato janë Birmania, Kina, Eritrea, Irani, Koreja e Veriut, Arabia Saudite, Sudani dhe Vietnami. Ambasadori amerikan për lirinë ndërkombëtare të fesë, Xhon Hanford, thotë se në Korenë e Veriut nuk ekziston liria fetare: “Koreja e Veriut është një vend, ku mund të ndodhet numri më i madh i të burgosurve për bindjet e tyre fetare, ku njerëzit torturohen, burgosen dhe vdesin nga uria.”

Udhëheqja komuniste e Koresë së Veriut mban qendrim tejet të ashpër ndaj të gjithë kundërshtarëve dhe në raportin e Departamentit të Shtetit theksohet se këtu përfshihen ata që angazhohen në praktika fetare të shikuara si të papranueshme nga regjimi. Për shkak se regjimi i Koresë së Veriut e ka izoluar thuajse krejtësisht veten nga pjesa tjetër e botës, është shumë vështirë të dokumentohet se çfarë ndodh në atë vend. Por, organizata të huaja fetare dhe të të drejtave të njeriut kanë paraqitur një numër raportesh se pjesëtarë të kishave të fshehta janë rrahur, arrestuar, torturuar dhe vrarë.

Sipas raportit të Departamentit të Shtetit, regjimi i Koresë së Veriut ka intensifikuar shtypjen e grupeve të paautorizuara fetare gjatë viteve të fundit, veçanërisht të personave që i kthehen besimit ose kanë lidhje me grupe evangjeliste jashtë vendit. Dhe për ata që burgosun për bindjet e tyre fetare, kushtet në kampet koreanoveriore të punës së detyruar janë shumë të rënda, gjendja sanitare shumë e keqe dhe vdekjet nga sëmundjet apo uria janë të zakonshme.

Shtetet e Bashkuara janë të vendosura ta ngrejnë zërin kundër përndjekjes fetare në Korenë e Veriut, si në çdo vend tjetër të botës. Mbrojtja e të drejtës së shenjtë të ndërgjesjes njerëzore, thotë Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, është një urdhër natyror për gjithë njerëzimin dhe Amerika do ta respektojë vazhdimisht këtë thirrje.

XS
SM
MD
LG