Lidhje

Powell: Dhuna në Irak po intensifikohet - 2004-09-27


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, thotë se dhuna në Irak po intensifikohet, por ai u zotua se kryengritësit nuk do ta bllokojnë rrugën e atij vendi drejt demokracisë.

Në një intervistë televizive, zoti Powell tha dje se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po përpiqet të vendosë sigurinë në pjesë të trazuara të Irakut para zgjedhjeve të planifikuara për në janar. Ai tha gjithashtu se një konfererencë ndërkombëtare mund të zhvillohet muajin e ardhshëm për diskutime rreth mënyrave për stabilizimin e gjendjes në Irak.

Sekretari Pauëll tha se për shkak të dhunës disa irakianëve mund të duhet të shkojnë në qendrat e votitmit në zona më të sigurta, por shtoi se është tepër shpejt të thuhet se atje nuk mund të zhvillohen zgjedhje të lira në gjithë vendin.

Komandanti kryesor ushtarak në rajon, gjenerali Xhon Abizaid, i tha rrejtit telelviziv NBC se dhuna e vazhdueshme mund të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve në disa zona.

XS
SM
MD
LG