Lidhje

Serena Williams fiton Turneun e Pekinit - 2004-09-27


Tenistja amerikane, Serena Williams, fitoi turneun e Pekinit për fusha të hapura.

Në ndeshjen finale, ajo mundi kampionen e turneut amerikan për fusha të hapura, rusen Svetllana Kuznecova, edhe pasi kishte humbur setin e parë. Rezultati i seteve ishte 4-6 i pari për Kuznecovën dhe 7-5 e 6-4 për Williams i dyti dhe i treti.

Kupa Davis: Spanja në finale me Shtetet e Bashkuara

Spanja, pasi eleminoi Francën, do të ndeshet në finale me Shtetet e Bashkuara.

Fitorja e spanjollëve u vulos me Rafael Nadal, i cili mundi francezin Arnaud Clement: Spanjë-Francë 3-1.

18-vjeçari Nadal, kishte zëvendësuar në momentet e fundit numrin 6-të të botës, bashkatdhetarin e tij, Carlos Moya, kurse Clement zëvendësoi Fabrice Santoro, pasi ky i fundit pësoi një traumë.

Nadal mundi Clement me rezultat të pastër 3-0 me sete 6-4, 6-1 dhe 6-2.

Boks: Glen Johnson hedh knock out Roy Jones Jr; kthehet në ring Riddick Bowe

Glen Johnson, mbrojti titullin e Kampionit të Federatës Ndërkombëtare të Boksit për peshën e parë të rëndë, pasi nxori knock out sfidantin Roy Jones Jr.

Johnson, i lindur në Xhamaikë, ishte superior gjatë gjithë ndeshjes që u zhvillua në Memphis të Tennessee-së.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi me knock out e Roy Jones-it, i cili humbi gjithashtu titullin e Kampionit të Këshillit Botëror të Boksit në muajin maj kur u ndesh me Antonio Tarver.

Ndërkohë, ish-kampioni i botës në peshën super të rëndë, Riddick Bowe, u rikthye pas 8 vjetësh në ring. Ai nxori jashtë luftimit Marcus Rhode në vetëm dy rounde.

Bowe, që tani peshon 123 kg, u duk se e pati mjaft të lehtë fitoren me Marcus 116 kg.

Bowe-it i duhet të fitojë edhe 14 ndeshje të tjera radhazi për t’u ndeshur për titull. Ai u bëri sfidë Evander Holyfield-it dhe Lennox Lewis-it. //az//

XS
SM
MD
LG