Lidhje

Një aeroplan tjetër grek kërcënohet me bombë - 2004-09-28


Një aeroplan grek udhëtarësh i nisur drejt Shteteve të Bashkuara bëri një ulje të detyruar në Irlandë për shkak të një kërcënimi për bombë në bord.

Autoritetet thonë se avioni i linjës Athinë-Nju Jork bëri sot një ulje të detyruar në aeroportin Shannon, pasi një telefonatë anonime i tha një gazete greke në Athinë se në bordin e aeroplanit kishte një bombë.

Autoritetet evakuan 295 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit dhe filluan kërkimet në avion.

Kjo është hera e dytë në 48 orët e fundit që një aeroplan grek ndërpret udhëtimin për shkak të një kërcënimi për bombë.

Të djelën, një aeroplan i shoqërisë ajrore Olympic, me të njejtin itenerar u ul në një aeroport në afërsi të Londrës pas një telefonate të ngjashme.

Pas kontrollit, aeroplani me 300 udhëtarë u lejua ta vazhdonte udhëtimin për në një Nju Jork.

XS
SM
MD
LG