Lidhje

Lirohen dy pengjet irakiane - 2004-09-28


Dy punonjëse italiane të ndihmave që u rrëmbyen tre javë më parë në Bagdat u liruan së bashku me dy irakianët që u morrën peng bashkë me to. Kryeministri italian Silvio Berlusconi tha se Simona Pari dhe Simona Torreta iu dorëzuan zyrtarëve italianë në kryeqytetin irakian. Ai e quajti lirimin e tyre një moment të gëzuar. Dy Simonat, siç janë quajtur nga media italiane, u rrëmbyen nga zyra e tyre në Bagdat më 7 shtator.

Po sot një firmë egjiptiane telekomunikacioni tha se 4 punonjës të saj dhe dy irakianë të rrëmbyer së bashku javën e kaluar u liruan.

XS
SM
MD
LG