Lidhje

Shqetësime ndaj veprimeve të presidentit Putin - 2004-09-29


Ish presidenti çek Vaclav Havel dhe më shumë se 100 figura të tjera të mirënjohura po shprehin shqetësimin se presidenti rus Vladimir Putin po minon demokracinë në Rusi.

Zyra e zotit Havel tha se i ka dërguar një letër vendeve të Bashkimit Europian dhe NATO-s pas krizës së pengjeve të shkollës në jug të Rusisë. Grupi shprehu frikë se zoti Putin e ka përdorur rrethimin tre-ditor për të kufizuar demokracinë në Rusi. Më shumë se 330 persona, gjysma fëmijë, u vranë në sulmin që i dha fund rrethimit.

Dy nga nënshkruesit e letrës përfshijnë senatorët amerikanë John McCain dhe Joseph Biden dhe ish ambasadorin amerikan në Kombet e Bashkuara, Richard Holbrooke.

Pas krizës, presidenti Putin propozoi një numër ndryshimesh rrënjësore, duke përfshirë kufizimin e numrit të partive politike në parlament si dhe emërimin e guvernatorëve rajonalë në vend të zgjedhjes së tyre.

XS
SM
MD
LG