Lidhje

41 viktima nga disa shpërthime në Bagdat - 2004-09-29


Një numër shpërthimesh tronditën një lagje në perëndim të Bagdatit, duke shkaktuar vdekjen e 41 vetave dhe plagosjen e rreth 140 të tjerëve.

Shpërthimet që me sa duket ishin të bashkërenduara, u kryen sot pasdite ndërkohë që një autokolonë ushtarake amerikane po kalonte pranë një zone ku vazhdonte një ceremoni me rastin e fillimit të punimeve për ngritjen e një objekti të ri për pastrimin e ujit. Dëshmitarët thonë se një grup fëmijësh po vraponin drejt autokolonës për të marrë ëmbëlsirat që po shpërndanin trupat amerikane, kur shpërtheu e para e tri bombave.

Gjetkë katër irakianë mbetën të vrarë dhe 16 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një makine bombë në qytetin verior Tal Afar.

Më parë, një sulm vetvrasës me makinë bombë la të vrarë një ushtar amerikan dhe dy policë irakianë në afërsi të burgut Abu Graib pranë kryeqytetit. Në një incident tjetër, ushtria amerikane tha se një ushtar i koalicionit u vra dhe shtatë të tjerë u plagosën nga një sulm me raketë në një bazë jashtë Bagdatit.

XS
SM
MD
LG