Lidhje

Gjyqi i Milosheviçit - 2004-09-30


Dy avokatë britanikë të caktuar nga Gjykata e Hagës për të mbrojtur ish presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviç e apeliuan këtë vendim duke i kërkuar gjykatës ta lejojë të akuzuarin të vetëmbrohet.

Ata e cilësuan si të paarësyeshëm vendimin që i emëronte ata si avokatë mbrojtës të të pandehurit. Dy avokatët argumentojnë se Gjykata nuk i dha mundësi klientit të tyre të kundërshtonte në rrugë ligjore opinionin mjekësor sipas të cilit tensioni i lartë kronik dhe problemet në zemër e kanë bërë atë të paaftë për t’u vetëmbrojtur.

Ata po ashtu thanë se gjykata duhet të shqyrtojë alternativën që i pandehuri për arësye shëndetësore mund të mos jetë ndodhta fare në gjendje për të dalë në gjyq.

Zoti Millosheviç përballet me mbi 60 akuza, përfshirë atë për gjenocid, për shkak të rolit të tij gjatë konflikteve në Ballkan. Deri tani ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë me avokatët që i kanë caktuar.

XS
SM
MD
LG