Lidhje

Edhe 3 mijë trupa të Natos për misionin stërvitor të oficerëve irakianë - 2004-09-30


Zyrtarët e NATO-s thonë se aleancës mund t’i duhet të dislokojë deri në 3 mijë trupa për të realizuar misionin për stërvitjen e oficerëve të rinj të ushtrisë irakiane.

Zyrtarët e aleancës në Bruksel që nuk deshën të identifikoheshin thonë se në këtë shifër përfshiheshin ushtarakët që do të drejtojnë stërvitjen dhe personelin e sigurisë që do t’i ruajë ata. Zyrtarët e NATO-s kishin përmendur më parë vetëm disa qindra instruktorë për të stërvitur ushtarakët irakianë.

Zyrtarët thonë se kryekomandanti i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan James Jones e ka përmendur shifrën 3 mijë si kufirin maksimal për operacionin e Irakut.

Amabasadorët e 26 vendeve të NATO-s miratuan një projekt për planin e stërvitje javën e ardhshme. Por vendet anëtare duhet të diskutojnë edhe një projekt më të detajuar hartuar nga specialistët ushtarakë.

Oficerët e NATO- ndodhen aktualisht në Irak për të ndihmuar në stërvitjen e forcave irakiane të sigurisë dhe për t’u dhënë ndihmë logjistike paqeruajtësve të udhëhequr nga Polonia.

XS
SM
MD
LG