Lidhje

Presidenti Moisiu: të mbështetet raporti i OSBE-së për zgjedhjet - 2004-10-01


Në Shqipëri presidenti Alfred Moisiu i bëri sot thirrje të gjitha forcave politike që të mbështesin përfundimet dhe vlerësimet e raportit të fundit të Osbe-së dhe të angazhohen për zgjidhjen e problemeve të identifikuara. Raporti i mbajtur dje nga ambasadori i pranisë së Osbe-së në Tiranë Osmo Lipponen përpara Këshilit të Përhershëm të kësaj organizate shprehte shqetësim për zhvillimet politike dhe ecurinë e reformës zgjedhore në vend. Ky raport u përkrah edhe nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.

Kreu i shtetit Alfred Moisiu deklaroi sot se mbështetste plotësisht përmbajtjen e raportit të ambasadorit Lipponen mbajtur në Vjenë dhe deklarata e Be dhe Shba që e pasuan atë. Sipas presidentit Moisiu raporti dhe deklarimet janë realiste dhe për këtë arsye ai i bëri thirrje të gjitha forcave politike dhe institucioneve shtetërore që jo vetëm të mbështesin përfundimet dhe vlerësimet e raportit por të angazhohen konkretisht për zgjidhjen e problemeve të evidentuara. Presidenti i Shqipërisë vlerëson se është në interesin jetik të vendit që klasa politike shqiptare të ndërgjegjësohet për pasojat që sjell mungesa e konsensusit dhe e vullnetit politik për zgjidhjen përfundimtare të reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e Osbe-Odihr-it, për luftën e ashpër kundër krimit të organizuar e korrupsionit si dhe për ndërmarrjen e të gjitha hapave të nevojshëm që bëjnë të mundur ecurinë e reformave demokartike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euroatlantik të vendit.

Si në raportin e ambasadorit Lipponen, ashtu dhe në deklaratat e Be dhe Shba vinin theksin te përgatitja e zgjedhjeve të ardhshme duke shprehur shqetësim për bllokimin e reformës elektorale-

“Aspiratat e Shqipërisë për integrimin në strukturat euroatlantike do të pësojnë një vonesë të madhe nëse përsëri do të mungojë vullneti politik”, deklaroi ambasadori i Osbe-së. Misioni i Shteteve të Bashkuara pranë kësaj organizate u shpreh se “shpresonte në arritjen e një marrëveshjeje që të sigurontë një komision zgjedhor të paanshëm dhe përmirësi të listave të zgjedhësve”. Ndërsa Bashkimi europian shprehej “i shqetësuar për progresin e pamjaftueshëm në Shqipëri për gjetjen e bazave të përbashkëta politike për cështjen e zgjedhjeve” dhe bënte “thirrje për progres në përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” duke iu drejtuar udhëheqësve politik shqiptar që “të kapërcejnë armiqësitë personale dhe të fillojnë punën për cështje themelore për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit”.

Por megjithë deklarimet e përsëritura të komunitetit ndërkombëtar reforma zgjedhore ka mbetur në vend. Ndonese kanë pranuar me anë të marrëveshjes së 1 korrikut shqyrtiin e përbërjes së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, socialistët deri më tani vetëm sa kanë hedhur pooshtë varientet e propozuara nga ekspertët e Osbe-së duke u përpjekur që ta shtyjnë këtë problem për pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Një përpjekje që mund të jetë me pasoja për situatën politike pasi opozita në këtë cështje nuk lëshon pe, aq më tepër pas deklarimeve të djeshme të Osbe-së, Be dhe Shba.

XS
SM
MD
LG