Lidhje

Irak: Forcat amerikane sulmojnë bazat e kryengritësve në Falluxha - 2004-10-01


Një sulm ajror amerikan kundër bazave të kryengritësve në qytetin irakian Falluxha la të paktën 3 persona të vdekur dhe 4 të tjerë të plagosur.

Dëshmitarë dhe punonjës të spitalit thonë se sulmi u krye dje në zonat veriore të qytetit.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se forcat kryen një sulm ajror të përpiktë në qytet, duke vënë në shënjestër objekte të përdorura nga anëtarë të rrjetit terrorist të Abu Musab Zarkauit.

Në Samarra, forcat amerikane dhe irakiane kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit, duke siguruar bashkinë, stacionet e policisë dhe Xhaminë e Artë.

Zyrtarët thonë se operacioni, në të cilin u vranë mbi 100 ekstremistë, u ndërmor në përgjigje të sulmeve të kryengritësve.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar t’i rimarrin zonat ende nën kontrollin e kryengritësve para zgjedhjeve të janarit.

XS
SM
MD
LG