Lidhje

Ekspozitë e re prej 20 portretesh të shekullit të 16-të dhe 17-të të familjes së fuqishme Medici - 2004-10-03


Një ekspozitë prej 20 portretesh të shekullit të 16-të dhe 17-të të familjes së fuqishme Medici në kulmin e pushtetit dhe prestigjit të tyre është hapur në Bashkinë Federale historike të Wall Street-it në pjesën e poshtme të Manhattan.

Ekspozita është pjesë e një festivali kulturor 11-ditor të quajtur “Shkëlqimi i Firences” e cila paraqet historinë, artin, punimet, ushqimin, filmin dhe muzikën e atij qyteti të famshëm italian. Pikturat e ekspozitës “Medici në Wall Street” janë dhënë hua nga Galeria Uffizi e muzeumit të famshëm të Firences.

Organizuesit thonë se është shumë e përshtatshme që ekspozita është hapur në Wall Street, në distriktin financiar të Nju Jorkut, ku ndodhet Medici amerikan modern i ditëve të sotme, titanët financiare të Wall Street-it.

Pikturat përfshijnë punime nga artistët e Firences Alessandro Allori, Justuce Sustermans, Tiberio Titi dhe Federico Barocci. Ekspozita është pa pagesë dhe do të qëndrojë e hapur deri në fund të tetorit.

//ze//

XS
SM
MD
LG