Lidhje

Irak: Ekstremistët thonë se kanë ekzekutuar një irakian që punonte me forcat amerikane - 2004-10-03


Ekstremistët në Irak thonë se kanë ekzekutuar me prerje koke një kontraktor irakian, i cili punonte me forcat amerikane, dhe thanë se do të gjejnë dhe do të vrasin çdo irakian tjetër që punon me amerikanët.

Grupi Ushtria Ansar al-Sunna tha dje në faqen e tij të internetit se kontraktori u vra pasi ishte i përfshirë në projektet e infrastrukturës me forcat amerikane. Pretendimet e grupit nuk janë vërtetuar.

Dhe një kompani jordaneze thotë se do t’i ndalojë të gjitha veprimtaritë e saj në Irak në përpjekje për të shpëtuar jetën e punonjësve të saj të rrëmbyer. Ekstremistë të paidentifikuar thanë dje në një vidiokasetë se do të vrasin një punonjës të kompanisë jordaneze brenda 72 orësh nëse ajo nuk tërhiqet nga Iraku.

Ndërkohë, qeveria franceze ka shprehur shqetësim se përpjekjet e pavarura të një ligjvënësi francez për lirimin e menjëhershëm të dy gazetarëve francezë mund të shkaktojnë probleme për përpjekjet zyrtare.

XS
SM
MD
LG