Lidhje

Sharon: Izraeli do të zgjerojë operacionin në Rripin e Gazës - 2004-10-03


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, thotë se Izraeli do ta zgjerojë operacionin tashmë masiv në Rripin e Gazës që ndërmori në përgjigje të sulmeve vdekjeprurëse palestineze me raketa kundër qyteteve kufitare izraelite.

Zoti Sharon e bëri këtë koment dje, gjatë një interviste me Radio Izraelin, ndërkohë që trupat izraelite mbanin nën kontroll një zonë të ndërmjetme 9 kilometra të gjerë në Gazën veriore.

Afro 50 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i operacionit izraelit ditën e enjte. Sulmi i fundit ajror izraelit sot në mëngjes la të vrarë dy persona të armatosur në kampin Xhebalia të refugjatëve. Sipas dëshmitarëve, të dy ishin anëtarë të grupit ekstremist Xhihadi Islamik.

Operacioni izraelit bëri që kabineti palestinez të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të bëjë thirrje për ndihmë ndërkombëtare, ndërkohë që kryeministri palestinez, Ahmed Kureja, shtyu për më vonë një vizitë në Moskë.

XS
SM
MD
LG