Lidhje

Slloveni: opozita e djathtë fiton zgjedhjet - 2004-10-04


Opozita e qendrës së djathtë fitoi dje zgjedhjet në Slloveni duke marrë pushtetin nga liberalët për herë të parë pas 12 vjetësh.

Rezultatet pas numrimit të thuajse të gjitha votave, tregojnë se Partia Demokrate Sllovene ka fituar 29 për qind, kurse liberal-demokratët 23 për qind.

Partia Demokratike pritet së shpejti të fillojë bisedimet për koalicion dhe të krijojë një qeveri të re. Ka të ngjarë që udhëheqësi demokrat, Janez Jansa, të jetë kryeminsitri i ardhshëm. Zoti Jansa thotë se nuk ka në plan të bëjë ndryshme të mëdha politike.

Kryeministri i tanishëm, Anton Rop, ka premtuar të punojë me parti të tjera të opozitës në parlament.

Sllovenia fitoi pavarësinë nga Jugosllavia më 1991 dhe ka përparuar mjaft krahasuar me republika të tjera ish-jugosllave. Ajo është anëtarësuar në Nato dhe në Bashkimin Evropian.

Gjetkë në ish-jugosllavi, kandidati pro reformave, Nenad Bogdanoviç, fitoi postin mendikim të kryetarit të bashkisë së Beogradit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Serbi. //az//

XS
SM
MD
LG