Lidhje

Iranianët demonstrojnë dëshirën për demokraci - 2004-10-04


Presidenti George W. Bush thotë se demokracia krijon kushtet për lirinë, e cila u nevojitet popujve për të jetuar me dinjitet.

"Dinjiteti respektohet dhe arrihet në saje të sundimit të ligjit, nga kufizimet ndaj fuqive të shtetit, nga respekti për gratë, mbrojtja e pronës private, liria e fjalës, drejtësia për të gjithë dhe toleranca fetare", -thotë presidenti.

Iranianët për demokraci duket se janë dakord me këtë. Sipas lajmeve, rreth 2 mijë iranianë protetsuan kohët e fundit në Iran duke kërkuar më tepër liri. Vëzhguesit thonë se protestat treguan se një numër i madh iraninësh me dëshpërim kërkojnë të bëhen ndrushime në vendin e tyre.

Kjo mund të jetë veçanërisht e vërtetë për gratë iraniane. Gazeta “The New York Times” njofton se parlamenti i Iranit kohët e fundit i bllokoi propozimet për zgjerimin e të drejtës së trashgimisë për gratë dhe për miratimin e konventës së OKB-së që ndalon diskriminimin e tyre. Kohët e fundit ka patur njoftime se gratë në Teheran dhe pjesë të tjera të vendit janë arrestuar nga që kanë veshur rroba që nuk mund të quhen të përshtatshme për fenë islame. Për më tepër, ka patur njoftime që anëtarë të Parlamentit iranian kanë bërë thirrje për ndarjen e stëdentëve burra nga gratë nëpër universitete, si dhe për kufizime të aktiviteteve të grave.

Gratë iraniane nuk janë objekti i vetëm i shtypjes së qeverisë së Teheranit. Organizata Ndërkombëtare “Gazetarët pa Kufi” thotë se “kërcënimet për të ushtruar shtypje ndaj lirinë janë shtuar që nga vjedhja e votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të shkurtit të kaluar. Kryeprokurori i Teheranit Said Mortazavi ka filluar një përpjekje të re për ta bërë shtypin të heshtë. “Ndër taktikat e përdorura janë mbyllja e gazetave, bllokimi i përdorimit të Internetit, vënia e gazetarëve në listat e zeza dhe burgosja e shkrimtarëve e botuesve.

Siç thotë presidenti George W. Bush, “persona autokratë të lodhur dhe të diskredituar përpiqen të mbytin vullnetin demokratik të gjeneratës së re në Iran”. Shtetet e Bashkuara, thotë presidenti Bush, kanë një mesazh për popullin iranian: “Ne e dëgjojmë zërin tuaj... dhe ne ju qëndrojmë pranë në dëshirën tuaj për liri.”

//ze//

XS
SM
MD
LG