Lidhje

Sekretari Pauëll: Gjendja në Irak po keqësohet se terroristët nuk duan që populli irakian të votojë - 2004-10-05


Kryengritësit në Irak po e vazhdojnë fushatën e tyre të sulmeve kundër forcave irakiane dhe atyre të koalicionit. Përkohësisht, tha Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauëll, gjendja në Irak po keqësohet për shkak se terroristët nuk duan që populli irakian të votojë për udhëheqësit e tij në zgjedhje të lira dhe demokratike: Dhe për shkak se gjendja po keqësohet, theksoi ai, ne duhet t’i intensifikojmë përpjekjet tona dhe jo të tërhiqemi dhe të lutemi e të shpresojmë se atje do të ndodhë diçka tjetër. Ka individë që po përpiqen ta kthejnë Irakun në të kaluarën. Dhe ata nuk duhen lejuar të realizojnë synimet e tyre.”

Shefi i diplomacisë amerikane tha se pavarësisht nga dhuna, irakianët po marrin pjesë në një debat rreth procesit elektoral: “Ajo që po shohim atje, thotë Sekretari Pauëll, është një debat, një debat i mirë politik midis forcave të ndryshme, midis forcave politike brenda Irakut, një debat për të cilin as që mund të imagjinohej vetëm 18 muaj më parë. Dhe mënyra për të lejuar zhvillimin e këtij debati, është të lejohen të gjitha palët të ngrenë zërin e tyre dhe pastaj Kryeministri Ijad Allaui, kabineti i tij dhe qeveria kalimtare irakiane në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar, të organizojnë zgjedhjet, në të cilat populli të dëgjojë të gjitha pikëpamjet dhe të caktojë vetë mënyrën sesi dëshiron të udhëhiqet.”

“Ne, tha Kryeministri Allaui, po bëjmë përparim në Irak. Dhe kjo është e gjitha meritë e vendosmërisë së popullit irakian. Demokracia, theksoi ai, do të triumfojë, shteti ligjor do të triumfojë, do të triumfojë edhe kultura e të drejtave të njeriut.” //az//

XS
SM
MD
LG