Lidhje

Çmimet e naftës arrijnë shifra rekord  - 2004-10-05


Çmimet e naftës arritën sot shifra të reja rekord në tregun e këmbimit në New York dhe Londër. Agjencia e lajmeve financiare Bloomberg thotë se çmimi i naftës bruto arriti çmimin rekord prej 50 dollarë e 99 cent për fuçi në New York.

Ekspertët e financave thonë se dëmet e shkaktuara nga uraganët po frenojnë prodhimin amerikan të naftës, ndërsa trazirat politike mund të rindizen në Nigeri, vendi afrikan me prodhimin më të lartë të naftës, duke pakësuar rezervat globale të naftës.

Shqetësimet për rezervat vijnë ndërsa dimri afrohet në hemisferën veriore, gjë që rrit kërkesën për gazin për ngrohje.

XS
SM
MD
LG