Lidhje

Queen Latifah dhe Jimmi Fallon në TAXI - 2004-10-07


Historia rreth një mamaje të ndarë nga burri e cila njihet për çmendurinë e ngarjes shpejt të makinës sjell sot në kinematë amerikane aktoren e njohur Queen Latifah e cila sëbashku me komedianin Jimmi Fallon realizojnë komedinë me aksion të titulluar Taxi.

Belle Williams , luajtur nga Queen Latifah, bëhet e famshme me taksinë e saj e cila kap shpejtësitë e rreth 200 kilometrave në orë nëpër rrugët e qytetit teksa dërgon pasagjerët në destinacionet e tyre. Por një rastësi i takon sëbashku taksisten Williams me policin Andy Washburn, luajtur nga Jimmy Fallon. Ai mundohet t'i mbush mendjen taksistes që ta ndihmojë atë në kapjen e një grupi bukuroshesh gangstere që vjedhin bankat. Taksistja Belle lejohet që të ngasë makinën në çdo lloj shpejtësie dhe të thyejë çdo ligj ndërkohë që ajo dhe polici Washburn fillojnë ndjekjen e bandës që vjedh bankat.

Ndërkohë nga bota e muzikës. Shumëkush nga ju mban mend grupim e famshëm të viteve 80 Duran Duran të cilët pas një turneu në fillim të vitit kanë filluar të ndihem prezent edhe në shekullin e ri.

Para pak ditësh grupi famoz doli nëpër rrugët e qytetit nga e ka prejardhjen, Birmingham, dhe u takua me dashamirësit duke u shpërndartë atyre disa kompakt disqe nga kënga e tyre e fundit ”Reach up for the Sunrise”, e cila kryeson renditjen në listat angleze të muzikës. Simon Le Bon, Nick Rhodes, Joh Taylor dhe Roger Taylor u bashkuan vitin e kaluar pas 20 vjetësh për të filluar një turne që ishte shitur qysh para zhvillimit të koncerteve. Kënga kryesuese në muzikën angleze, është pjesë e albumit ”Astronaut” i cili do të dalë në treg të hënën.

Ndërkohë një lajm i hidhur për vdekjen e aktorit dhe komedianit të njohur 82 vjeçarit Rodney Dangerfield. Gjithmonë në rolin e njeriut që gjendet në udhëkryqe dhe në kriza, Rodney Dangerfild i dha publikut karakterin që shohim apo përjetojmë çdo ditë.

Roli i njeriut pa dinjitet që askush nuk e respektonte ishte piknisja e karrierës së komikut. Fillimet ai i pati në një klub komedie por i mirënjohuri i televizionit amerikan, Ed Sullivan, i solli fat Dangerfield duke e ftuar atë në programet e tij, e pastaj në shown Saturday Night Live dhe Tonight Show, ku fitoi një audiencë mbarëamerikane. Filmi hit, "Caddyshack" i garantoi Rodneyt një vend në komedinë amerikane.

Shpesh ai lujti variante të ndryshme të të njëjtit karakter dhe audienca ra në dashuri me të. Filmi i vitit 1986 "Back to School", ishte një nga komeditë amerikane që fitoi mbi 100 milion dollarë. Ai fitoi çmim Grammy për komedinë më të mirë dhe është nderuar me një yll në bulevardin e famës.

XS
SM
MD
LG