Lidhje

Presidenti Tadic: Politika e bojkotimit e kryeministrit rrezikon interesat kombëtare - 2004-10-08


Presidenti reformist serb, Boris Tadic, dhe kryeministri i republikës, Vojislav Kostunica, u përplasën përsëri me fjalë rreth thirrjeve të qeverisë për bojkotimin e zgjedhjeve të këtij muaji në Kosovë. Zoti Tadic tha, një konferencë shtypi në Beograd se politika e bojkotimit e kryeministrit çon në plogështi, gjë që rezikon interesat kombëtare.

Ndërkohë, zoti Kostunica ngulë këmbë se bojkotimi i votimeve të 23 tetorit për parlamentin e Kosovës do të jetë mënyra më e efektshme për garantimin e sigurisë së komunitetit serb.

Presidenti Tadic tha të martën se ai i pranon ankesat e serbëve të Kosovës rreth mungesës së sigurisë. Megjithatë, ai tha se bojkotimi do të kufizonte zërin e serbëve në rajonin me shumicë shqiptare. Presidenti serb kërkoi një shkallë vetëqeverisjeje për enklavat serbe të Kosovës ku serbët do të drejtonin sistemet e sigurisë dhe arsimit. Ai kërcënoi se do t’i japë fund pjesëmarrjes së serbëve në parlamentin e Kosovës nëse nuk përmbushen kërkesat. //bsa//

XS
SM
MD
LG