Lidhje

Sulm ajror në Falluxha: vriten 12 persona - 2004-10-08


Një sulm ajror amerikan mbi një vend strehim ku dyshohej se fshiheshin terroristë në qytetin e Falluxhës, shkaktoi vrasjen e të paktën 12 persona dhe plagosjen e 17 të tjerëve.

Banorët dhe mjekët vendas thonë se në vendin që u godit nuk kishte terroristë dhe shtojnë se viktimat dhe të plagosurit ishin dasmorë. Mjekët thanë se dhëndëri ishte midis të vrarëve, kurse nusja është plagosur.

Ushtria amerikane nuk ka komentuar për këto akuza. Në një deklaratë të publikuar të premten thuhet se sulmi ishte bazuar në burime të besueshme zbulimi se udhëheqësit e rrjetit të terroristit Abu Musab Al Zarkavi po takoheshin në atë godinë.

Gjetkë në Irak, kryengritësit kryen një shpërthim në ndërtesën e Kryqit të Kuq Irakian në qytetin e Ramadit. Nuk ka njoftime për viktima.

Një ushtar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos kur patrulla e tyre u sulmua në jug të Kirkut. (ax)

XS
SM
MD
LG