Lidhje

Në Afganistan filluan zgjedhjet e para të lira - 2004-10-09


Afganja 19 vjeçare, Mokadasa Sidiki, në një kamp pakistanez refugjatësh në afërsi të Islamabadit ishte e para që votoi sot në zgjedhjet e para presidenciale të Afganistanit.

Zonja Sidiki është një nga 740 mijë refugjatët afganë në Pakistan të regjistruar për të votuar. Ajo dhe familja e saj ikën nga Afganistani në vitin 1992.

Në fletëvotime janë emrat e 16 kandidatëve, përfshirë presidentin e përkohshëm Hamid Karzai dhe ish ministrin e arsimit e luftëtarin taleban, Jonus Kanuni.

Trupat janë dislokuar në gjithë Afganistanin për të mbrojtur qendrat e votimit nga sulmet e ekstremistëve pro talebanë, për të cilët zyrtarët thonë se kanë për qëllim të bllokojnë votimin.

Dhuna shpërtheu dje në disa zona të Afganistanit. Autoritetet në qytetin jugor të Kandaharit konfiskuan një autocisternë karburanti, në të cilin ishin vendosur lëndë plasëse.

Ushtria pakistanze dërgoi trupa shtesë përgjatë kufirit për të parandaluar hyrjen e kryengritësve nga Pakistani në Afganistan, të cilët përpiqen të pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve. //ib

XS
SM
MD
LG