Ekstremistë myslimanë në Irak kanë ekzekutuar me prerje koke pengun britanik, Kenneth Bigli, i cili ishte rrëmbyr muajin e kaluar në Bagdad.
Familja e inxhinierit 62 vjeçar konfirmoi njoftimet për vrasjen e tij, dhe një videokasetë ku tregohet ekzekutimi i tij u transmetua dje.
Ekstremistët kishin kërkuar që forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të lironin të gjitha gratë nga burgjet irakiane. Ekstremistët rrëmbyen edhe dy amerikanë, të cilët u ekzekutuan me prerje koke muajin e kaluar.
Ndërkohë, një sulm ajror amerikan kundër një ndërtese që dyshohej si vendstrehim i përdorur nga udhëheqësi terrorist Abu Musab al-Zarkaui, shkaktoi vdekjen e të paktën 12 personave dhe plagosjen e 17 të tjerëve.
Në zhvillime tjera, kryengritësit hodhën në erë një ndërtesë të Hënës së Kuqe irakiane në qytetin perëndimor Ramadi dhe një ushtar amerikan u vra në luftime në jug të qytetit Kirkuk. Një ushtar tjetër amerikan vdiq nga plagët që pësoi nga një shpërthim në Bagdad në fillim të këtij muaji.//ib