Lidhje

Fushata zgjedhore amerikane ashpërsohet pas debatit të dytë presidencial - 2004-10-10


Presidenti Bush dhe rivali i tij demokrat, John Kerry, po i intensifikojnë kritikat ndaj njëri tjetrit pas debatit të së premtes në shtetin Misuri.

Në tubime në kuadër të fushatës në Ajova, Minesota dhe Misuri, Presidenti Bush e sulmoi dje besueshmërinë e zotit Kerry, duke e akuzuar atë se vazhdimisht ka ndryshuar qëndrimin ndaj Irakut.

Presidenti republikan kritikoi edhe premtimin e zotit Kerry për të mos ngritur taksat ndaj familjeve të klasës së mesme. Ai theksoi se për ta mbajtur atë premtim, zotit Kerry do t’i duhej të shkelte thuajse të gjitha premtimet e tjera.

Zoti Kerry vazhdoi dje fushatën në shtetet Ohajos dhe Florida. Në një tubim ai u tha simpatizantëve se ai ka mbajtur vazhdimisht qëndrim të njejtë në Irak dhe se do ta zgjeronte koalicionin atje për të rritur sigurinë në mënyrë që Kombet e Bashkuara të mund të organizojnë zgjedhjet në janar.

Presidenti Bush dhe Senatori Kerry do të zhvillojnë debatin e tretë dhe të fundit të mërkurën në shtetin Arizona. //ib

XS
SM
MD
LG